Naser Sahiti zgjedhet rektor i Universitetit të Prishtinës

Naser Sahiti është rektor i ri i Universitetit të Prishtinës.

I njëjti, është zgjedhur në këtë pozitë nga Këshilli Drejtues i UP-së.

Ujkan Bajra, kryesues i Këshillit të UP-së, bëri të ditur se Sahiti është zgjedhur rektor me shtatë vota pro.

Ndryshe, Naser Sahiti është profesor i nivelit Bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.