Nasim Haradinaj shpallet qytetar nderi i Tropojës (video)

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj është shpallur qytetar nderi i Tropojës, raporton Fokusi.info.

Në një ceremoni të organizuar, ku merrnin pjesë personalitete e qytetarë të shumtë, si dhe një delegacion i OVL UÇK-së, iu lexua vendimi i shpalljes në të cilin thuhet kështu: Këshilli i Bashkisë Tropojë, në mbledhjen e datës 26.4.2019, bazuar në ligjin Nr.139/2015 për vetëqeverisjen vendore, me vendim nr.49 i jep titullin qytetar nderi i Tropojës, Nasim Haradinaj, për kontributin e dhënë në luftën për çlirimin e Kosovës, Kryetari i Bashkisë Besnik Lushaj, Kryetari i Këshillit Imer Hoxha.

Për më shumë ndiqeni videon e ceremonisë së organizuar me këtë rast: