Shkon në 427 numri i viktimave nga koronavirusi, paniku prek gjithë botën

Koronavirusi regjistroi viktimën e parë në Hong Kong, pavarësisht se rajoni i bllokoi hyrjet nga Wuhani dhe provincat përreth për të izoluar prekjen.

Kësisoj, numërohen në mbarë botën 427 viktima në total dhe rreth 20 mijë e 500 persona të infektuar.

Të tjera raste u regjistruan në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që të gjitha vendet po përpiqen të tërheqin prej Wuhanit shtetasit e tyre. Bursat tregojnë një humbje të madhe për ekonominë kineze, ndërkohë që dje Pekini zyrtar akuzoi Amerikën për përhapjen e panikut me koronavirusin.

Analistët parashikojnë një rënie të “output”-it global me 0,2 deri 0,3% si pasojë e izolimit të Kinës.