Punëtori vdes në vendin e punës, përderisa po testonte një makineri

Një punëtor ka vdekur në vendin e punës në Suharekë, pasi pësoi lëndime përderisa po testonte një makineri, mesditën e së mërkurës.

I njëjti u dërgua për tretman mjekësor, ku nga mjekët u konstatua se trupi i viktimës është pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar IML për obduksion, njofton policia.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, për të cilin policia nuk ke cekur nëse është pronar i vendpunishtes apo bashkëpunëtor. Ai është dërguar në mbajtje.