“Nata e tmerrit”: Shpëtohen 9 anëtarë të një familjeje në Gjilan nga përmbytja

Moti i keq që po mbretëron në vend ka shkaktuar vërshime në shumë fshtatra, duke rrezikuar edhe jetën e disa qytetarëve. Të tilla probleme pati edhe një familje në fshahtin në Pogragjë të Gjilanit.

Mbrëmë në fshatin në Pogragjë të Gjilanit janë shpëtuar nga përmbytjet e shiut një familje nëntë anëtarëshe të cilët jetojnë afër lumit.

Këtë e konfrimuar edhe kryetari i kësaj komune Lutfi Haziri. Ky i fundit ka njoftuar se Shtabi Emergjent i kësaj komune ka nxjerrë nga shtëpia nëntë anëtarë të një familjeje në Pogragjë, të cilët rrezikoheshin nga vërshimet pasi jetojnë pranë lumit.

“Një bravo e madhe për Shtabin Emergjent të Gjilanit. Pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, ekipet tona kanë nxjerrë nga shtëpia nëntë anëtarë të një familjeje në Pogragjë, të cilët rrezikoheshin pasi jetojnë pran lumit. Edhe njëherë, kërkoj nga qytetarët të cilët jetojnë afër lumenjve që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre. Për çfarëdo problemi eventual, luten qytetarët që t’i kontaktojnë numrat e emergjencave të cilët janë pa pagesë: 112 dhe 193”, thotë ai përmes një shkrimi në Facebook.

Kujtojmë, që vërshime ka edhe në pjesë tjera të vendit.