Transportuesit e udhëtarëve nga nesër në protesta e në grevë, ndalohet transporti ndërurban

Nënkryetari i Shoqatës Transportuese të Udhëtarëve të Kosovës, Islam Ukimeri ka njoftuar se nga dita e nesërme do të hyjnë në grevë.

Sipas Ukimerit transporti ndërurban në tërë vendin do të jetë në grevë, duke nënkuptuar se qytetarët nuk do të mund të udhëtojnë nga qytetet e tyre drejt qyteteve tjera përmes autobusit deri në një njoftim të ri.

Arsyeja e kësaj greve sipas Ukimerit bëhet për shkak të mos zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar për subvencionimin e transportuesve. Kjo marrëveshje ishte nënshkruar me 28 janar nga kjo shoqatë me Qeverinë e Kosovës.