NATO: Në solidaritet me Shqipërinë, po kalon periudhë të vështirë

Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) i ka dërguar një mesazh Shqipërisë me rastin e 107-vjetorit të Pavarësisë.

Mesazhi është përqendruar tek dhimbja që po kalon Shqipëria për shkak të tërmetit.

“Sot është Dita e Pavarësisë së Shqipërisë. Zemrat dhe mendjet tona janë në solidaritet me aleatin tonë të NATO-s, që po kalon një periudhë të vështirë”, thuhet në mesazhin e aleancës në rrjetet sociale.