Sulmohen 3 punëtorë të KEDS-it

Tre punëtorë të KEDS-t janë sulmuar fizikisht në Podujevë nga dy meshkuj të dyshuar, derisa ishin duke kontrolluar një njësor të rrymës elektrike për keqpërdorim.

Sipas viktimave njëri nga të dyshuarit ishte i armatosur, njofton PK.

“ Tre viktima meshkuj K-Shqiptar punëtor të KEDS-it, kanë informuar se për deri sa ishin duke kontrolluar një njësor të rrymës elektrike për keqpërdorim, janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Sipas viktimave njëri nga të dyshuarit ishte i armatosur. Është bërë kontrollimi i shtëpive të dyshuarve, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.