Krasniqi: Kjo është qeveria më anti-UÇK

Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasnqi, e ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurti në lidhje me qasjen e tyre ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Frashër Krasniqi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se Qeveria Kurti është qeveria më anti-UÇK në historinë e Kosovës.

Ky koment i Krasniqit erdhi pasi protesta e veteranëve para Kuvendit të Kosovës ka eskaluar.

Postimi i plotë i Krasniqit, pa ndërhyrje:

Filloi me gjykim t’luftës për liri; vazhdoi me përjashtim t’luftëtarëve nga paga mjnimale. Sot me njësi speciale, dhunë e arrogancë përballë tyre.

Kjo është qeveria më anti-UÇK në historinë e vonë të Kosovës. Ështe qeveri në krye të së cilës kemi veteranin e rrejshëm që po i bën luftë speciale veteranëve të vërtetë.