Ndahet nga jeta veterani dhe invalidi i UÇK-së, Afrim Siriniqi

Ka ndërruar jetë veterani dhe invalidi i UÇK-së, Afrim Siriniqi, shkruan Fokusi.info.

Për vdekjen e tij kanë bërë të ditur OVL e UÇK-së në Ferizaj.

NJOFTIM MORTOR

Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të UÇK-së, me pikëllim të thellë Ju njoftojmë se ka ndërruar jetë veterani/invalid i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – AFRIM SIRINIQI.

Me dhembje morrëm lajmin e rëndë për ndarjen e parakohshme nga jeta të bashkëluftëtarit Afrim Siriniqi, ngushëllime gjithë bashkëluftëtarëve, ngushëllime familjes Siriniqi!

Varrimi i të ndjerit bëhet sot 12.02.2022, në ora 15:00, në fshatin Komogllavë.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës bashkëluftëtari ynë!