Ndalja e pagave, Kastrati i PDK-së “kërcënon” Muratin: Shihemi nesër në Kuvend

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka reaguar pasi Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës i ka dhënë përkrahje SBAShK-t duke dënuar veprimet e kryeministrit Albin Kurti e duke premtuar se do të alarmohen BE dhe Komisioni Evropian.

Ai ironizoi duke thënë se Qeveria Kurti duhet me urgjencë ta shpall Unionin e Sindikatave të Arsimit të Evropes “SI DEGË TË PDK-së në Bruksel”.

Ligjvënësi opozitar madje “kërcënoi” ministrin e Financave, Hekuran Murati, duke e paralajmëruar atë pas ndaljes së pagave për grevistë se “do të shihen nesër në Kuvend”.

“Shoku Hekuran të ju kërkoj me urgjencë shteteve respektive nga BE që të ndërrmarrin masa represive duke ju ndalur pagat atyre arsimtarëve evropian që përkrahin “ PDK”-në. Shihemi nesër në Kuvend. Pika 8 rendit ditës-GREVA”, shkroi ai me anë të një postimi në Facebook.