Ndërpritet seanca e Kuvendit, s’ka kuorum për votimin e rezolutës për kontratat njëburimore

Seanca e jashtëzakonshem e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar.

Kjo për shkak të mungesës s kuorumit.

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala, tha se nuk ka kuorum të procedohet me votimin e propozim- rezolutës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, e cila u propozua nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Meqë s’kemi kuorum që të procedojmë me votimin e propozim rezolutës unë do të ndërpresë seancën. Për datën e vazhdimit vendos kryesia e kuvendit”, tha Shala.