Sot shqyrtohen propozimet për guvernator të BQK-së

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot mban mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Propozimeve për Guvernator të Bankës Qendrore.Katër kandidatë kanë mbetur në garë për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës.Lista me katër emra i është dërguar Kuvendit të Kosovës. Kandidatët që kanë mbetur në garë janë: Ahmet Ismajli, Lulzim Ismajli, Nexhat Kryeziu dhe Shkëndije Himaj.

Në këtë mbledhje në rend dite janë edhe disa pika të tjera: si Miratimi i planit të performacës të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2023, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFË, Frankfurt Am Main (“KFW”) për Projektin “Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit dhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës’.