Ndërpritet seanca për dialogun për shkak të mungesës së Kurtit

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, është shtyrë për një ditë tjetër me kërkesë të opozitës, pasi aty mungonte kryeministri Albin Kurti.

Gjatë ditës, kryeministri ka dhënë detaje për zhvillimet në dialog, ku ka thënë se takimet e dakroduara për çdo muaj në mes tij dhe Vuçiqit në Bruksel, nuk po ndodhin për fajin e këtij të fundit.

Derisa ka dhënë detaje për planin franko-gjerman, i cili më vonë iu është shtuar edhe çështja e planit i zbatimit, ku përfshihen edhe marrëveshjet e arritura, përfshirë edhe asociacionin.

Sipas tij, Asociacioni mund të krijohet në momentin që përmbushen 6 parimet e prezantuara nga ai gjatë javës së Kaluar në Kuvendin e Kosovës.