Ndërroi jetë personi që u godit nga kamioneta në Bardhosh

Sot rreth orës 17:00, një person është goditur nga një kamionetë në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Personi në fjalë, ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur ti rezistoj plagëve të marra.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 20:00, mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e tij”, ka treguar Borovci.