Tre persona lëndohen në një aksident në Mitrovicë (video)

Tre persona mbetën të lënduar mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti që ndodhi në Mitrovicë.

Vetura “Opel Vectra” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur ndërtese.

Në pamjet e dërguara në Indeksonline shihet se përpos veturës “Opel Vectra” dëme materiale pësoi edhe një veturë tjetër që ishte në komunikacion gjatë asaj kohe.

Një numër i madh aksidentesh u shënua sot, ndërsa brenda 24- orëve ishin tri aksidente me fatalitet.