Ndërron jetë Beqir Krasniqi, i mbijetuari i masakrës së Pastaselit dhe dëshmitari i Tribunalit të Hagës

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se ka vdekur Beqir Krasniqi, i mbijetuari i masakrës së Pastaselit dhe dëshmitari i Tribunalit të Hagës.

Latifi ka ndarë ngushëllime për familjen e të ndjerit dhe ka kujtuar masakrën në Pastasel dhe se si shpëtoi Krasniqi.

Ndërkaq, Latifi tha se gjurmët e gjenocidit serb po shuhen dita ditës mbi popullin shqiptar.