Projekti i organizatës “SMART” po hetohet nga organet e drejtësisë

Pas kërkesave të shumta në Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Vushtrrisë, lidhur me një projekt të organizatës “SMART”, e cila vitin e kaluar kishte punësuar disa punëtorë të arsimit, ka bërë që Drejtoria për Arsim përmes një njoftimi ka deklaruar se nuk ka të bëjë asgjë me atë projekt.

“Sot gjatë ditës kemi pranuar kërkesa nga shumë prej jush lidhur me veprimet e OJQ “SMART”. Ju njoftojmë se Komuna e Vushtrrisë, ish kryetari Mulaku e ka shkëputur memorandumin me këtë OJQ”, thuhet në njoftim e Drejtorisë për Arsim, e t

Drejtoria e Arsimit, e as Komuna e Vushtrrisë nuk ka asnjë komunikim me këtë OJQ. Asnjë veprim i kësaj OJQ-je nuk është në koordinim me Komunën e Vushtrrisë, e as me kryetarin Tahiri!

“Krejt projekti i OJQ “SMART” lidhur me angazhimin e personelit mësimor në Komunën e Vushtrrisë i lidhur nga pushteti i kaluar është duke u hetuar nga organet e drejtësisë!
Për këtë arsye Kryetari Tahiri ka refuzuar të takohet me përfaqësues të kësaj OJQ-je deri kur të përfundojnë hetimet lidhur me atë memorandum!”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Arsim.

Qytetarët që kanë qenë pjesë e projektit të kësaj OJQ-je i inkurajojmë që për çdo veprim të tyre të konsultohen paraprakisht me organet drejtësisë.

Njëherit, njoftojmë gjithë opinionin se në shkollat e komunës së Vushtrrisë asnjë punëtorë i OJQ “SMART”nuk punon dhe nuk do të punoj deri sa drejtësia të thotë fjalën e vet”, thuhet në përfundim të këtij njoftimi.