Ndërron jetë i riu nga Lipjani, nuk arriti t’i mbijeton plagëve të rënda që mori nga aksidenti

I riu Shqiprim Arifi, ka ndërruar jetë pas plagëve të rënda që ka marrë në një aksident që ka ndodhur në fshatin Hallaq të Madh të Lipjanit.

I riu Arifi pas plagëve të rënda që ka marrë nga aksidenti, nuk ka mundur t’ju përballojë atyre dhe ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

Vdekjen e të riut Shqiprim Zeqirit, e kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale familjarët dhe miqtë e të ndjerit.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se Shqiprim Zeqiri pak orë më parë ka ndërruar jetë. Ditë më parë shqiprimi beri aksident me vetur në Hallaq te madh”, thuhet në njoftimin e publikuar para pak minutash.