A do ta pranonte Isa Mustafa, Vjosa Osmanin për Presidente

Isa Mustafa u pyet sot edhe për kandidimin e Vjosa Osmanin për Presidente ashtu siç pohojnë nga Vetëvendosja.

I pyetyr nga gazetarët se a po e mban Vjosa Osmani anën e VV’së që për Presidentin të flitet në momenitn kur të t’i përfundojë mandati presidentit aktual, Mustafa se nuk është në dijeni se Vjosa ka këtë qëndrim.

“Unë nuk e kam dëgjuar ashtu qëndrimin e zonjës Vjosa Osmani.

Konsideroj se qëndrimet e të gjithë neve që jemi këtu, është i njëjtë, mund të ketë variacione, por ky është qëndrimi jonë, tani ta kemi zotimin se ata do të përkrahin kandidatin për President”, tha Mustafa.

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, thotë se nëse VV nuk pranon kushtet e LDK’së, për qeverisje të balancuar, atëherë kjo parti do ta votojë qeverinë e Kurtit por do të mbetet në opozitë.

“Nëse VV nuk është gati për këtë marrëveshje dhe e sheh LDK si pengesë, atëherë unë po deklaroj sot se LDK është e gatshme të heq dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi institucionale duke ia vënë këto LVV,

LDK voton pa asnjë kusht formimin e qeverisë me 28 deputetë pa asnjë kusht, shpreim gatishmërinë të votojmë kryetairn e Kuvendit dhe Qeverinë pa LDK’në nëse s’janë të gatshëm të bashkëpunojmë me ne dhe të qeverisin

me ne, por jemi të interesuar që cështja e qeverisë dhe institucioneve të zgjidhet në mënyrë që të funksionojmë”, ka thënë Mustafa.