Ndërron jetë ish eprori i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së

Pas një sëmundje, ndërron jetë ish eprori i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, Bajram Popaj nga Fortesa e Rahovecit, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Rahovec, ku ka njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet nesër më 16.11.2020 në ora 13:00 .

“Njoftojmë opinionin e gjerë se pas një sëmundje sot ndërroj jetë ish eprori i UÇK-së, TMK-së dhe i FSK-së Bajram Popaj, nga Fortesa e Rahovecit.
Varrimi bëhet neser më 16.11.2020 në ora 13:00
Ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve dhe shokëve”./Fokusi.info/