Ramush Haradinaj ngushëllon Kadri Veselin: Nëna Ajshe u prehtë në paqe

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosoës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës së ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

Ai këtë e bëri përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook.

“I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e nënës Ajshe. Një jetë të tërë në ankth e sfida, aspak e lehtë për të. Ngushëlloj me këtë rast bashkëluftëtarin tim, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe mbarë familjen e tij! Nëna Ajshe u prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj.