Ndërron jetë ish komandanti i UÇK-së, Miliam Berisha

Ka ndërruar jetë njëri nga ish luftëtarët e shquar të Ushtrisë Çlirintare të Kosovës, Milaim Berisha.

I ndjeri kishte kohë që ishte duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë, shkruan Fokusi.info.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë përmes një postimi familjarët e të ndjerit, ndërsa varrimi do të bëhet sot.

Postimi i plotë:

Lamtumire Komandant,

Me pikëllim të thellë, të dashur familjar e miq, ju njoftojmë që sot pas një sëmundje të gjatë u nda nga jeta luftëtari i lirisë, gjyshi ,vellau, babai ynë Milaim Sahit Berisha.
Varrimi bëhet në ora 17:00 në varrezat e fshatit Vasilevë.