Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK-së dhe ish frizer i njohur në Mitrovicë, Muhamet Manxholli

Ka ndërruar jetë në moshën 51 vjeçare mitrovicasi, Muhamet Manxholli, shkruan Fokusi.info.

I ndjeri gjatë luftës ka qenë edhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa ai për një kohë të gjatë kishte punuar edhe si frizer.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet në fshatin Mikushnicë nga ora 15:24, ndërsa funerali niset nga xhamia e Shipolit pas faljes së namazit të Ikindisë.

E pamje do të mbahet në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë, më saktësisht tek banesa “Arsi Company”.