Shqipëri, 11 viktima nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1961 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 230 persona.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar 11 qytetarë të prekur me koronavirus, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.