Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK-së, Rasim Havolli

Ka ndërruar jetë njëri nga ushtarët më të vjetër që mori pjesë në luftën çlirimtare të Kosovës.

Rasim Havolli, ani pse në moshë të shtyer kishte kapur armën për ta mbrojt vendin e tij.

I ndjeri pritet të varroset sot në ora 15:00 në fshatin Llapashticë e Epërme.

Njoftim i plotë:

Me dhembje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin se ka ndërruar jetë Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rasim HAVOLLI.

Varrimi i të ndjerit bëhet më 05.12.2022 në Fshatin Llapashticë e Epërme në ora 15:00.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës