Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK-së, Smajl Brruti

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së nga Kaçaniku, Smajl Brruti, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e ka dhënë Xhevdet Qeriqi.

Sapo më njoftuan se paska ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Smajl Brruti nga Kaçaniku.
Me, tashmë të ndjerin bacin Smajl kam pasur rast të takohem bukur shpesh viteve të fundit.
Do ta kujtoj përherë si një bashkëluftarë dhe një burrë të mirë.
Në emrin tim, ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqëve, farefisit dhe bashkëluftarëve, ka shkruar Qeriqi./Fokusi.info/