Njihuni me ‘Spidermanin’: Rrezikon jetën për të shpëtuar kafshët (VIDEO)

Asrar Khan Usmani, 22 vjeç, është ngjitur mureve, tubave kullues dhe ka hipur tek ndërtesat e shembura.

Dhe këtë gjë ai nuk e ka bërë për të shpëtuar jetë njerëzish, por jetën e kafshëve në Bangalore të Indisë, përcjell Telegrafi.

Një shërues i certifikuar i kafshëve dhe asistent i një kirurgu në Spitalin Veterinar të Cessna Lifeline, Usmani njihet nëpër lagje dhe në internet si “Spiderman” për bëmat e tij mbresëlënëse të ngjitjes.

Kështu që, më 2 shtator, videot e disa prej shpëtimeve të guximshme të Usmanit u bënë virale në internet.

Ai ka shpëtuar mace, qen, zogj, majmunë dhe shumë kafshë të tjera, por ajo që e ka bërë të famshëm Usmanin është të ngjitet me guxim në ndërtesa për të shpëtuar kafshë të bllokuara në vende të vështira.

Usmani thotë se njerëzit preferojnë ta thërrasin atë para zjarrfikësve sepse ai di të komunikojë me kafshët dhe t’i mbajë ato të qeta, duke shmangur lëndimet.

Ai mësoi se si të ngjitej duke parë alpinistë në Youtube dhe ai thotë se vëzhgon kafshë si macet dhe majmunët për të mësuar mënyrën më të mirë për ngjitjen në pemë dhe ndërtesa.