Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK’së, Rasim Bytyqi

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rasim Bytyqi, nga fshati Arllat i komunës së Drenasit, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e kanë dhënë OVL UÇK dega në Drenas.

Me pikëllim të thellë, pranuam lajmin për ndarjen nga jeta e veteranit të UÇK-së Rasim Habib Bytyqi nga Arllati i Drenasit.

Rasimi, ishte një luftëtar i përkushtuar, i cili ju përgjigj thirrjës se atdheut,duke qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ngushëllime familjës, bashkëluftëtarëve të Rasimit!

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Organizata e Veteranëve të luftës
së UÇK-së, dega Drenas