KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve, kjo është renditja në përqindje dhe numri i ulëseve sipas partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit.

Kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, ka thënë se para se të vendosin për certifikimin e rezultatit zgjedhor kanë marrë konfirmimin nga PZAP dhe Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje të re që ata mund të vendosin.

Daka ka nisur të lexojë rezultatin zgjedhor sipas partive politike, të cilat janë si vijon:

Lëvizja Vetëvendosje, 26.270 përqind – 29 ulëse

LDK, 24.548 përqind – 28 ulëse

PDK, 21.234 përqind – 24 ulëse

AAK-PSD, 11.515 përqind – 13 ulëse

Nisma-AKR-PD, 5.002 përqind – 6 ulëse

Lista Serbe – 10 ulëse.