Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Agron (Smajl) Haradinaj

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së, Agron (Smajl) Haradinaj.

Agroni është vëllau i Nasim Haradinajt, i cili gjendet në Hagë, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e ka bërë të ditur, ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Njoftimi i plotë:

Sapo morëm lajmin e hidhur se ndërroj jetë bashkëluftëtari ynë Agron Smajl Haradinaj.

Agroni një jetë të tërë ishte në shërbim të Atdheut, para lufte, në luftë e në paqe. Bashkë më të vëllain Nasimin, angazhimin për vendin e kishte trashëguar nga i ati Smajl Haradinaj.

Ai ishte i burgosuri politik më i ri në moshë në Jugosllavinë e atëhershme ndërsa u shqua si njëri ndër luftëtarët më të zotë të Ushtrisë Çlirimtare.

I ndjeri vuante prej shumë vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe trajtohej jashtë shtetit.

Për ceremoninë e varrimit do të njoftoheni.

Në emër të OVL UÇK-së i shprehim ngushëllime familjarëve, bashkëluftëtarëve, shokëve e miqve!

Lavdi jetës dhe veprës së tij!