Ndërron jetë veterani i UÇK-së Habib Prenku

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Habib Prenku, nga fshati Dritan i komunës së Drenasit.

Habibi, kur u dha kushtrimi për luftën e UÇK-së, ai pa asnjë hezitim i’u bashku Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër datë 15.07.2019(e hënë) në ora 14:00 në Dritan (Dobroshec), njofton OVL e UÇK-së dega në Drenas./Fokusi.info/