Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Jahë Baleci

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së nga Grabanica e Klinës, Jahë Baleci, shkruan Fokusi.info.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, i ka shprehur ngushëllime familjes dhe të gjithë bashkëluftëtarëve.

“Sapo mora lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë bashkëluftëtari im Jahë Baleci nga Grabanica e Klinës”.

“Jahën e njoha në frontet e luftës, burrë i fjalës e i zoti kundër armikut, që nuk ju nda luftës deri në çlirim. Ngushëllime familjes Baleci dhe të gjithë bashkëluftëtarëve”,ka shkruar Haradinaj.