Aksident në Gjilan, kamioni përplaset në terasen e shtëpisë

Aksidentet këto ditë janë shtuar dukshëm, ku për 24 orët e fundit kanë ndodhur gjithsej 74 aksidente trafiku.

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident në fshatin Malishevë të Komunës së Gjilanit.

Siç shihet në këto pamje të Indeksonline, kamioni është përplasur në ballkon të një shtëpie afër rrugës.

Nuk dihet nëse ka të lënduar.

Derisa, njësitë përkatëse relevante kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe po merren me rrethanat e aksidentit.