Qeveria miraton vendimin për rritjen e pensioneve

874
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për rritjen e pensioneve.
Sipas aprovimit, pensionet bazike janë rritur për 20% përqind, ato kontributdhënëse për 15 përqind dhe pensionet e Trepçës për 20%.
Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se mjetet do të jepen retroaktive prej periudhës 1 janar 2019.
Në këtë rritje sipas Ministrit të Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, përfshihen edhe pensionet invalidore dhe ato familjare që bazën e kanë në pensionet e moshës.
Reçica ka mirëpritur këtë vendim të cilin e kishte propozuar muaj më parë.
“Ky vendim është i drejtë dhe i qëlluar që prek mirëqenien e pensionistëve. Bazuar në ligjin, pensionet familjare dhe invalidore, janë të lidhura me pensionin bazik. Kërkoj që rritja të përfshihet edhe në këto dy skema. Bëhet fjalë për pensione familjare dhe jo skemë sociale”, tha Reçica.