Ndërron jetë zyrtari i Komunës së Vushtrrisë, Emin Ibishi

Ka ndërruar jetë Emin Ibishi, zyrtar në Komunën e Vushtrrisë, shkruan Fokusi.info.

Lajmi për vdekjen e tij  është bërë nga bashkëpunëtorë dhe kolegë të të ndjerit.

I ndjeri përveç angazhimit si zyrtarë komunal ishte gjithashtu pjesë e ansamblit “Hasan Prishtina” në Vushtrri ku mori pjesë në shumë programe të ndryshme artistike dhe kulturore të organizuara nga Komuna e Vushtrrisë, por edhe në festivale të ndryshme

Ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij nga ansambli “Hasan Prishtina” nesër do të udhëtonte për të marrë pjesë në festivalin e Peshkopisë. /Fokusi.info/