VV i përgjigjet Hotit për takimin

Partia që udhëhiqet nga Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në takimin që ka thirrur për nesër kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Këtë e kanë bërë të ditur nga LVV’ja derisa kanë thënë se kjo qeveri është e paligjshme dhe nuk ka kredibilitet.

“Kjo qeveri është e paligjshme. S’ka as kredibilitet e as legjitimitet. E, ftesa e saj për takimin e sotëm as nuk ka ardhur e as nuk ka pasur nevojë ta nisin”, ka thënë zëdhënësi i partisë, Arlind Manxhuka.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka ftuar sot liderët e partive politike për një takim të përbashkët para udhëtimit në Washington.

Hoti ka shkruar në Facebook se këtë ftesë e ka bërë me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit për procesin e dialogut me Serbinë.