Lushi ka një kërkesë për Kurtin rreth dialogut

Uk Lushi ka komentuar deklaratat e bëra nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi dhe takimin me Kurtin në Bruksel.

Lushi ka thënë se nuk duhet t’u besohet deklaratve të Vuçiqit, por shtoi se Kurti duhet të dalë para Kuvendit dhe të informojë për qëndrimet në dialog.

“Mos i hani foret e Vuçiqit. Sidomos mediat shqiptare. Ajo çka thotë Vuçiqi mund të jenë gënjeshtra dhe diversion politik. KM Kurti duhet të informojë Kuvendin për qëndrimet e tij dhe Kosovës në bisedimet me Vuçiqin dhe Serbinë. Kuvendi dhe qytetarët e Kosovës duhet të marrin vesh të vërtetën e plotë nga personi që Kosova e paguan dhe emri i tij është Albin Kurti”, ka shkruar ai në Facebook.