Ndeshja me Bjellorusinë, Reja: Shqipëria synon vendin e parë në grup

Trajneri i kombëtares Edoardo Reja dhe kapiteni i kuqezinjve, Elseid Hysaj, kanë dalë mbrëmjen e sotme në konferencën zyrtare për shtyp, 1 ditë përpara ndeshjes me Bjellorusinë në Minsk.

Në fillim të konferencës, interesimit të mediave, i është përgjigjur kapiteni Hysaj dhe më pas trajneri Reja.

Kapiteni Hysaj në fjalën e tij theksoi se është e rëndësishme ta nisim mbarë këtë ndeshje të parë në Kupën e Kombeve pas një mungese të gjatë. “U bënë shumë muaj që nuk jemi takuar. Të them të drejtën na kanë bërë mirë, pasi na ka bërë të ndjejmë mungesën e kombit. Kjo mungesë e gjatë mendoj se na ka afruar më shumë me njëri-tjetrin. Lamtumirat e Bashës dhe Mavrajt?

“Dua të falenderoj Mavrajn dhe Bashën për atë që kanë dhënë për ekipin kombëtar, por duhet ta pranojmë se kështu është futbolli dhe vjen një çast kur secili do të largohet. Mendoj se në skuadër kemi të rinj të talentuar dhe mendoj se mund të ecim shumë me ta.

Me të rinjtë po mundohemi t’i integrojmë sa më shpejt në grupin tonë dhe po iu japim një dorë për t’u ambientuar me kombëtaren. Janë lojtarë të rinj dhe duhet të mësojnë shumë, e kuptojnë futbollin dhe po futen në grupin tonë.

Forma juaj?
Nuk jam në 100% pasi një javë kam që nisa stërvitjen. Ky do të jetë problemi jonë, pasi forma fizike nuk është shumë mirë.

Nuk e kam problem të luaj me 3-5-2 në kombëtare sepse kam provuar shumë pozicione me klubin dhe kombëtaren. Me eksperiencën që kam e kuptoj sesi duhet të pozicionohem dhe përshtatem. Për ne është e rëndësishme që këtë rrugëtim në Kupën e Kombeve ta nisim mirë që në ndeshjen e parë. Duhet ta fillojmë mirë. Jemi gati për të luftuar për 3 pikë”, ka përfunduar Elseid Hysaj./LajmiFundit.al