Futbollistët dhe trajnerët më të paguar në botë

Revista “France Football”, ka bërë llogaritjet e pesë futbollistëve dhe trajnerëve më të paguar në futboll.

Në këtë klasifikim të veçantë, janë pesë lojtarët me përfitimet më të larta financiare, ku përfshihen pagat, bonuset, por edhe të ardhurat nga reklamat apo kontrata të ndryshme me kompaninë të mëdha.

Në vendin e parë qëndron Lionel Messi, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo. Messi përfiton 130 milionë euro në vit, derisa Ronaldo 113 milionë euro.

I treti në listë është, braziliani Neymar, ndërsa e mbyllën 5-shen më të paguar Antoine Griezmann dhe Gareth Bale.

Futbollistët më të paguar:

Lionel Messi (Barcelona): 130 milionë euro

Cristiano Ronaldo (Juventus): 113 milionë euro

Neymar (PSG): 91.5 milionë euro

Antoine Griezmann (Atletico Madrid): 44 milionë euro

Gareth Bale (Real Madrid): 40.2 milionë euro.

Ndërkohë, sa u përket trajnerëve, kryeson Diego Simeone i Atleticos së Madridit, ndërsa në vend të dytë dhe të tretë janë çuditërisht dy trajnerë të shkarkuar, Jose Mourinho dhe Tierry Henry, por që kanë përfituar shumë të majme nga prishja e kontratës, respektivisht me Manchester United dhe Monaco. E mbyllin 5-shen me të ardhura më të lartë Pep Guardiola dhe Ernesto Valverde.

Trajnerët më të paguar:

Simeone (Atletico Madrid): 41 milionë euro

Mourinho (ish-trajner i Manchester United): 31 milionë euro

Henry (ish-trajner i Monacos): 25.5 milionë euro

Guardiola (Manchester City): 24 milionë euro

Valverde (Barcelona): 23 milionë euro.