Ndeshje epike. “Alieni” Benzema eliminon Messin dhe Mbappe nga Championsi (Video)

Real Madrid është ekip me eksperiencë kur vjen puna në Champions League dhe nuk është e lehtë ta eliminosh edhe përballë mund të ketë Messi, Mbappe, e Neymar.

Në “Santiago Bernabeu” u luajt një nga ndeshjet më të bukura që kemi parë vitet e fundit në kompeticionin madhështor të Champions League teksa Real Madrid fitoi në një mënyrë të çmendur.

Me parizienët që vinin nga fitorja e parë 1-0 në Paris, bënë shumë mirë dhe i futën frikën vendasve me disa raste të rrezikshme ndërsa sërish ai, Kylian Mbappe ndëshkoi fatin e tij të ardhshëm me një supergol në 39’ që mbyll dhe pjesën e parë me një dominim dhe fitore të merituar.

Por Reali, si një peshë e rëndë në këto ndeshje kthehet krejtësisht ndryshe në fushë dhe me një Karim Benzema të papërmbajtur përmbys rezultatin dhe ndeshjen në mënyrë të jashtëzakonshme.

Fillimisht në 61’ ndez shpresat e spanjollëve duke barazuar shifrat ndërsa në 76’ dhe 78’ shënon dy gola të tjerë në mënyrë të pabesueshme në dy aksione të ndryshyme dhe të shpejta që shokojnë Messin me shokë.

As mundësi për shtesa nuk u dha pariziëneve Real Madridi që kalon një rival kaq të fortë si PSG për të avancuar në çerekfinalen e Champions League.

Në takimin tjetër, Man. City duket se ruajti të gjitha energjitë ndaj Sporting Lisbon në “Etihad”. Tepër të qetë pas fitores së parë 5-0 në fushën e portugezëve, skuadra e Guardiolës nuk u sforcua për të fituar teksa menaxhoi ndeshjen dhe në fund barazoi pa gola. Një rezultat që nuk ndryshon asgjë pasi kualifikimi u vulos që pas takimit të parë./Ora News/.