Real Madridi shpëtoi nga humbja në minutat shtesë ndaj Valencias (Video)

Pas barazimit 2 – 2 të Barcelonës, pritej që Real Madridi të shkonte në ‘Camp Nou’ me pozitën e parë të mërkurën në mbrëmje.

Por skuadra e Zinedine Zidane ka gabuar përballë Valencias, duke barazuar 1 – 1.

Ndeshja u dominua lehtësisht nga Los Blancos, por që të parët shënuan vendasit.

Në një aksion të ndërtuar mjaft mirë, mesfushori Soler (78’) realizoi golin e parë të ndeshjes.

Kur gjyqtari ishte në prag të përfundimit të ndeshjes, Karim Benzema (90+5’) vulosi rezultatin përfundimtar 1 – 1.

Valencia me këtë barazim mbetet në vendin e tetë me 29 pikë, kurse Reali në pozitën e dytë me 35 pikë, aq sa ka edhe Barcelona si lidere (35) – por për shkak të golaverazhit vazhdon të mbetet në krye.

https://streamable.com/10zeg

https://streamable.com/4ifpq