Në Angli Sponsorizojnë Hysajn: Ta Marrë Mançester Junajtid, nëse do titullin kampion në Angli

Elseid Hysaj mund të marrë frymë lirisht në Itali, të paktën edhe për një javë. Futbollisti shqiptar dhuroi një asist fantastik në golin e parë të Napolit, në atë fitore të pastër ndaj Parmës me rezultatin 0-4.
Por përtej pasimit të dhënë, duhet theksuar se aftësia e shkodranit është e jashtëzakonshme. Një periudhë krize e kalon çdo futbollist në elitën e futbollit të Europës, ndërsa në rastin e Hysajt nuk iu dha një dorë. Madje dyshimet ishin të mëdha edhe në Shqipëri(ekzistojnë ende), për mënyrën sesi po rrjedh karriera e tij.
Tashmë është “ManchesterUnitedFootball” që i kushton një artikull Hysajt, duke e sponsorizuar për Mançester Junajtid. Vlerësimi më i madh për shqiptarin mbetet mënyra e vendosjes së tij gjatë duelit me kundërshtarin, ndërsa komenti shkon deri aty, aq sa i sygjerohet trajnerit Solsjkaer si një përforcim të duhur, nëse kërkon titullin kampion gjatë sezonit të ardhshëm.
“Mançester Junajtid ka nevojë për një mbrojtës të djathtë me përvojë, nëse do titullin kampion për sezonin e ardhshëm. Një lojtar të tillë që mund ta marrë, është Hysaj i Napolit. Në kohën e Sarit ishte i padiskutueshëm, por jo me Ançelotin. Ai siguron shkathtësinë me veprimet e tij dhe pozicionimin e duhur, duke parashikuar mirë çdo situatë.
Gjithashtu ka shumë shpejtësi në krahë. Hysajt mban gjithmonë pozicionin e tij në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ka aftësinë për të luftuar ndaj kundërshtarit. Pak a shumë me karakteristika si Roy Keane”, shkruhet në artikull. /Shqiperia.ch/