“Në çfarë konteksti e paska nxjerrë”, reagon Kuqi pasi ministrja Haxhiu e akuzoi për amnistim të krimeve të luftës

Gjatë ditë së enjte në Kuvendin ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se PDK-ja ka kërkuar aminstimin e krimeve të luftës.

Gjithashtu, Haxhiu gjatë fjalimit në foltore të Kuvendit lëshoi një audioincizim, një deklaratë që e ka bërë Hajredin Kuqi, i cili sipas ministres, fliste për amnistimin e krimeve të luftës.

Ministres Haxhu, i ka reaguar vetë ish-ministri i Drejtësisë Hajredin Kuqi, i cili në një pronucim për TV Dukagjinin ka thënë se nuk e ka dëgjuar deklaratën e saj, duke theksuar se në Ligjin për Amnistim, i propozuar dhe miratuar në mandatin kur Kuqi ka qenë ministër i Drejtësisë, janë përjashtuar amnistimi për krimet e luftës, vrasjet dhe korrupsioni.

“Nuk e paskam dëgjuar se në çfarë konteksti e paska nxjerrur një deklaratë të tillë as në kuptim të intervistës se plotë as të kohës, por, në mandatin tim është propozuar dhe miratuar ligji per amnisti që ka përjashtuar amnistimin e krimeve të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare. Bile edhe krimet e vrasjeve dhe korrupcionit janë përjashtuar nga amnistimi. Dhe kjo vërtetohet lehtë në ligjiet e miratuara në Kuvend të Kosovës. Nëse është tendence që të barazohet nënshkrimi i Deklaratës është çështje tjetër dhe do te shihen pasojat ditëve në vijim… Mund ta shikoni edhe ligjin e amnistisë të miratuar në Kuvend”, ka thënë Kuqi për Duakgjinin.