Në ditën e çlirimit të Skënderajt, vogëlushja Agneta këndon për dëshmorët (video)

Komuna e Skënderajt ka shënuar dje (18 qershor) Ditën e Çlirimit, gjegjësisht 20 vjetorin e çlirimit.

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Bekim Jashari janë organizuar aktivitete të shumta, e ndër të tjera është mbajtur edhe një koncert.

Në mesin e shumë këngëtarëve që kanë performuar në këtë koncert, ishte edhe vogëlushja Agneta Gucati e cila ka kënduar për dëshmorët./Fokusi.info/