Digjet makina në Lazarat, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

GJIROKASTËR – Një makinë është djegur në fshatin Lazarat mëngjesin e kësaj të hëne (5 tetor).

Automjeti është në pronësi të qytetarit me iniciale I.B. banues në Lazarat.

Nga informacionet paraprake dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.