Në Itali performohet vallja çame (Video)

Në kuadër të Festivalit multikulturor në Collecchio të Italisë, është performuar edhe vallja e Osman Takës, përcjell albinfo.ch.

Në këtë valle, me koreografi nga Albert Bekja, vallëzuan prindër dhe të afërm të fëmijëve shqiptarë të grupit artistik “Mille Stelle”.

Megjithëse nuk dihet shumë për jetën e tij, thuhet se Osman Taka ka qenë një vallëtar çam që ka jetuar në shekullin 19, i njohur si biri i atdhetarit Alush Taka. Kjo valle u emërtua sipas tij.

Në videon e mëposhtme, që e ka publikuar Forum Donne Indipendenti, mund të shihni pjesë nga kjo performancë.