KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet certifikimi i subjekteve politike për zgjedhjet e 17 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në rend dite do të jetë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjekteve politike.

Po ashtu në rend dite do të jetë edhe shqyrtimi dhe miratimi i raportit të shpenzimeve të derivateve për periudhën janar-qershor 2021 të KQZ-së.

Mbledhja do të mbahet në ora 11:00.

Njoftimi i plotë i KQZ-së:

Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:
– Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ-së Nr.46 dhe 47/2021.

Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;
Aktivitetet e ZRPPC-së:
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjekteve politike.

Këshillat e KQZ-së:
• Këshillit për Buxhet dhe Financa:
– Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të shpenzimeve të derivateve për periudhën janar-qershor 2021 të KQZ-së,

– Shqyrtimi dhe miratimi i raportit financiar për periudhën janar- qershor 2021 të KQZ-së.

• Këshillit për Operacione Zgjedhore:

– Shqyrtimi dhe miratimi i nominimit për anëtar të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e Gjilanit për zgjedhjet lokale 2021.

Njoftim nga Këshilli Mbikëqyrës i Informimit Publik;
Të ndryshme;