Në Merdare, mërgimtarët po presin mbi katër orë për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët që po vijnë drejt Kosovës, vazhdojnë të maltretohen me pritje të gjata në kufi.

Në Merdare, për të hyrë në Kosovë atyre po iu duhet që të presin deri në mbi katër orë.

Në dalje të Kosovës ata po presin deri në dy orë e gjysmë në këtë pikë kufitare, për shkak të kolonave deri në 600 metra të veturave që është krijuar aty.

Pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë. Për shkak të kolonave aty qytetarët po duhet të presin deri në dy orë për të hyrë në Kosovë.

Edhe në Muçibabë ka fluks të madh të veturave, teksa mërgimtarët po duhet të presin deri në një orë.

Në pikat tjera kufitare gjendja është dukshëm më e mirë.