Në mesin e të lënduarve në aksidentin tragjik në Kamenicë, dyshohet se është edhe një foshnje 6-muajshe

Një person ka mbetur i vdekur ndërsa tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë në trafik që ndodhi sot rreth orës 10:40 në fshatin Hodonovc të komunës së Kamenicës.

Rastin e kanë konfirmuar nga Policia e Rajonit të Gjilanit.

Sipas Osmanit, personi që ka mbetur i vdekur është i moshës rreth 33-vjeçare.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 24.02.2023, rreth orës 10:43 ka pranuar informacion se në fshatin Hodonovc, Komuna e Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me tabela vendore. Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor dhe njësitin e zjarrfikësve. Si pasojë e këtij aksidenti një person mashkull kosovar rreth moshës 33 vjeçar nuk ka arritur që të u mbijetoj lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes”, kanë thënë nga policia.

Sipas tij, tre personat e lënduar janë duke marrë trajtim në Qendrën Emergjente në Gjilan.

Ndërkohë Sinjali mëson se në mesin e personave të lënduar është edhe një foshnjë 6-muajshe.

“Shkaqet e aksidentit ende janë të pa njohura dhe po hetohen nga hetues policor të aksidenteve”, tha Osmani.